Top News - KE përgatitet për një valë të re të virusit: Shtoni testimet!

  • 4 years ago
Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t?u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.


Në krye të këtyre masave të njoftuara nga ekzekutivi i bllokut europian qëndron rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve si dhe përmirësimi i mbikëqyrjes dhe i qasjes në shërbimet shëndetësore. Komisioni gjithashtu i ka dhënë dritën jeshile ndërveprimit të aplikacioneve për gjurmimin e sëmundjes edhe përtej kufijve kombëtarë.

Në deklaratën e tij theksohet nevoja për t`u përballur në një mënyrë sa më te efektshme me vatrat e reja, për të mbështetur grupet më të cenueshme të popullsisë siç janë të moshuarit por sidomos edhe personat me sëmundje shoqëruese, si dhe për të reduktuar barrën e gripit sezonal përmes një vaksinimi me te shpejte ne mënyrë që të mos mbingarkohen sistemet shëndetësore, edhe kështu të vendosura përpara një sprove të rëndë.

?Tani dimë më shumë për virusin, por detyra jonë është të mbetemi vigjilentë dhe parandalues. Masat e paraqitura sot synojnë përgatitjen për shpërthime të mëtejshme të mundshme të Covid 19. Duke nxjerrë mësime nga muajt e kaluar, po e bëjmë planifikimin përpara me qëllimin të shtohet gatishmëria në të gjitha frontet?, deklaroi zv/presidenti I KE-së, Margaritis Schinas.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MargaritisSchinas#KE#TopChannel

Recommended