Top News - Lufta për gjetjen e një vaksine kundër virusit/ A të mbron hashashi nga Corona?

  • 4 years ago
Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë të mbron edhe nga Corona. Rezutatet e tyre janë pjesë e një studimi për përdorimin e ?cannabis? në trajtimin e kancerit dhe sëmundjes Morbus Crohn.


Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës. Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër Coronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.

Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis)mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit Corona. Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. ?Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin?, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.

Bllokim i pikave të ngjitjes tek qeliza

Si tek supozimi për efektin e nikotës ndaj virusit Corona, studiuesit janë të mendimit, se disa substanca të hashashit zvogëlojnë aftësinë e virusit të prekë qelizat e mushkërisë, ku ai ngjitet, shumohet e përhapet pastaj. Në një artikull jo të verifikuar ende nga kolegët studiues (?peer review?) të publikuar në preprints.org, Kovalchuk dhe studiues të tjerë shkruajnë, se njësitë mikrobiologjike me bazë hashashi të zhvilluara prej tyre pengojnë futjen e virusit në trupin e njeriut. Virusi i Coronës ka nevoje për një ?receptor? për të depërtuar tek qeliza ?bujtëse? njerëzore. Ky receptor njihet si ?encym II konvertues angiotensin? ose shkurt ACE2.

Sipas studiuesve, ACE2 gjendet në gojë, mukozën e hundës, veshka, në sistemin e stomakut dhe zorrëve. Ata thonë, se kanabiodët e ndryshojnë nivelin e ACE2-t në këto?Gateways?-porta. Organizmi si ?bujtës? virusesh do të ishte në këtë rast më pak i cënueshëm dhe i ndjeshëm ndaj këtij virusi. Parimisht kjo redukton rrezikun e infeksionit. ?Nëse nuk ka ACE2 në inde, virusi nuk hyn dot?, shpjegon profesori Kovalchuck.

Nuk mjafton kanabisi në vazo shtëpiake

Mjaft mjekë i japin vlera kanabisit në trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nga vjellja tek demenca. Por kanabisi mjekësor nuk është i njëjti, me atë që shumë vetë e përdorin si dëfrim duke e mbjellë në kopshtin e tyre. Këto lloje kanabisi me efekt droge janë të njohura për përmbajtjen e substancës Tetrahydrocannabinol (THC), lënda më e rëndësishme psikoaktive.

Studiuesit e vendosur në Alberta janë specializuar për mikrobiologjinë e Cannabis sativa me një përmbajtje të lartë të Cannabinoid Cannabidiol (CBD) me efekt antiinflamativ. Një nga lëndët kryesore në hashash. Studiuesit kanadezë kanë zhvilluar më shumë se 800 l...

Recommended