Top News - Të lindësh në kohë Covidi/ Anika Dokle-sakrifica që ia vlen!

  • 4 years ago
Protokollet e vendosura si pasoje e pandemise koronavirusit ndryshuan sjelljet e gjithesecilit. Mjekja gjinekologe Anika Dokle permes nje statusi ne facebook flet pikerisht per situatat e reja dhe masat që ndiqen në një materintet, aty ku lind jeta e ku të afërmit nuk mund të lejohen në mënyrë kategorike për të parë të porsalindurit. ?Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike. Shpesh këto realitete të reja na kanë nervozuar, na kanë trishtuar, na kanë detyruar të kemi sjellje të pazakonta me njerëzit, në një vend ku ditët normalisht duhet të jenë të mbushura plot me gëzim, lule, çokollata dhe kukulla. Nuk është e lehtë, aspak e lehtë të inkurajosh nënat e reja veshur me maska e doreza, sepse punës tonë i bëjnë shumë mirë buzëqeshjet dhe prekjet e ngrohta?, thuhet ne statusin e mjekes Anika Dokle. Ndersa flet për masat qe ndiqen prej muajsh ne maternitetin Koco Gliozheni ku ajo punon, mjekja anika dokle thote se edhe per mjeket nuk ka qene aspak e lehte te punosh me ore te gjata me maske e doreza, pasi edhe kjo krijon problemet e veta shendetesore. Por sipas mjekes Anika Dokle gjithe kjo sakrifice ia vlen, për te sjellë ne jete krijesat vogla. ?Prej Janarit e deri më sot kanë lindur rreth 1800 bebe të bukur e të shëndetshëm nga nëna të hijshme e plot shëndet, të cilët i kemi ruajtur me "fanatizëm" nga Covid19 Rroftë Jeta!?, përfundon stratusi i mjekes se njohur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnikaDokle#Mjeke#TopChannel

Recommended