Ora News - Brenda javës hapet si Covid-2 spitali “Shefqet Ndroqi”
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Shtimi i rasteve të reja ka bërë që spitali ?Shefqet Ndroqi? në kryeqytet të kthehet sërish në spital Covid.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ministrja pohon se ?Shefqet Ndroqi? është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID- 19, me strukturë të dedikuar dhe kapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive.

?Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ?Shefqet Ndroqi?. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e ?Shefqet Ndroqnit? si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapaciteteve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID?, ? tha Manastriliu.

Manastirliu shtoi se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavijon të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

?Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike?, ? tha Manastriliu.

Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi? tek spitali ?Nënë Tereza?, ku do të kenë pavijon të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë strukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID-19.

Pas spitalit COVID-2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID-3 dhe COVID-4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/manastirliu-nisin-pergatitjet-brenda-javes-hapet-si-covid-2-spitali-shefqet-ndroqi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended