Covid-19 në vend – 117 të infektuar, 2 viktima/ 41 raste janë vetëm në Tiranë, 68 të shëruar
  • 4 years ago
Pas shtimit të testimeve gjatë 24 orëve të fundit , ku janë kryer mbi 580 testime si rrjedhojë ka një rritje të numrit të të prekurve.


Janë 117 raste gjatë 24 orëve të fundit. Nga ana tjetër kemi një përkeqësim të situatës këtu në shërbimin infektiv. Nëse të dielën kishim 72 pacientë të cilët kishin nevojë për trajtim mjekësor në infektiv, gjatë 24 orëve të fundit ky numër është shtuar gjithashtu në 85 pacientë, ku 10 janë në terapi intensive ndërsa 4 në intubim.

Ambulancat e shpeshta që mbërrijnë në infektiv orë pas ore, janë alarmi që tregon se numri i të shtruarve po e kalon numrin e shtretërve në infektiv, dhe sipas parashikimeve Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që të rikthejë ?ish sanatoriumin? si spital Covid-2, dhe pacientët e shtruar aty të transferohen te ish- kirurgjia. Ndërsa shqetësuese është edhe shifra e humbjeve të jetës.

?Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës?.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpitaliInfektiv#QSUT#TopChannel
Recommended