Top News - Imuniteti sëmundjes/ Ekspertët: Ikën për disa muaj

  • 4 years ago
Personat që janë prekur nga Covid-19 dhe e kanë kaluar, mund ta humbasin imunitetin e tyre ndaj sëmundjes brenda muajve thonë ekspertët e King?s College London.


Studimi i tyre tregon se virusi mund ti rikthehet njerëzve vit pas viti, si një grip i zakonshëm. Në hulumtimi e parë të shtrirë në kohë të këtij lloji, shkencëtarët analizuan përgjigjen imunitare të më shumë se 90 pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe zbuluan se niveli i antitrupave që mund ta shkatërrojnë virusin, arrinte kulmin rreth tre javë pas shfaqjes së simptomave, por pas kësaj binte me shpejtësi.

Testet e gjakut treguan se ndërsa 60% e njerëzve krijuan një përgjigje të fortë antitrupash në kulmin e betejës së tyre me sëmundjen, vetëm 17% arritën të ruanin të njëjtën forcë tre muaj më vonë. Nivelet e antitrupave ranë gjatë kësaj periudhe 23 herë.

Në disa raste, ato nuk dalloheshin më fare. ? Njerëzit prodhojnë një përgjigje të arsyeshme antitrupash kundër virusit, por ajo zbehet me kalimin e kohës, dhe varet shumë nga kulminacioni i sëmundjes tek individi; ky i fundit përcakton sesa kohë antitrupat do të jenë rrotull,? tha Katie Doores, autore kryesore e studim. Ky hulumtim mund te ketë ndikime të mëdha edhe mbi vaksinën apo imunitetin e pretenduar të tufës.

Sistemi imunitar ka mënyra të shumta për të luftuar koronavirusin, por nëse antitrupat janë linja kryesore e mbrojtjes, përfundimet e studimit tregojnë se njerëzit mund të riinfektohen në një valë të dytë dhe vaksinat, rrezikojnë të mos i mbrojnë dot për një kohë të gjatë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#King?sCollegeLondon#TopChannel

Recommended