6 familjarë mes varfërisë e sëmundjes në Bulqizë, nëna me 600 mijë lek borxhe

  • 4 years ago
Në këto ditë të ftohta të dhjetorit duket sikur dielli e ka të pamundur të ngrohë Bulqizën, mjegulla i jep një pamje edhe më të zymtë qytetit ?Minator?. Por akoma më e zymtë është panorama që na vjen nga familja Lika me 6 anëtarë të cilët e kanë të pamundur të festojnë këtë fundvit pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë as edhe një vakt. Drama bëhet dhe më e rëndë me dy kryefamiljarë me aftësi të kufizuara, një gjyshe e sëmurë dhe 3 fëmijë, ku më i vogli sapo ka hedhur hapat e para.

Në këto ditë ku të gjithë festojnë, fëmijët presin dhurata, vajzat presin kukulla me fustane princeshash por 2 vogëlushet e familjes Lika duket sikur janë rritur para kohe dhe nuk duan lodra por vetëm bukë.E zonja e shtëpisë Bedrija është e sëmurë dhe ka probleme me të dyja këmbët dhe shtyllën kurrizore, ajo thotë që rrezikon të verbohet, pasi me një sy sheh vetëm 1%. Në apelin e saj për ndihmë ajo thotë se jetesa e tyre është në kufijtë e mbijetesës me një shtëpi të falur nga i vëllai si dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballur jetesën. Lekët që marrin nga pensioni i invaliditetit shkojnë për ilaçe, energji elektrike e ujë. Apeli i Bedrijes shkon për të gjitha instancat shtetërore e jo shtetërore që t'ju sigurojnë një banesë, në mënyrë që fëmijët të mos sëmuren më nga lagështia.

?Kushtet janë siç i sheh katastrofë, shtëpia nuk është e imja jam futur për sevap nga vëllai im. Unë jam e sëmur nga këmbët dhe nga shtylla kurrizore. Më ka ikur shikimi nga një sy vetëm 1% shoh, rrezikohet që dhe syri tjetër ti ikë shikimi. Kërkoj vetëm një shtëpi për fëmijët e mi pasi ngelën në spitale nga lagështia. Nuk festoj dot se dhe pensionet nuk kanë dalë akoma për këtë muaj? - tha Bedrije Lika , e zonja e shtëpisë.

Muret e shtëpisë janë të plasaritur dhe në çdo cep mbulohen nga lagështia. Një sobë drush është e vetmja mënyrë për të përballuar të ftohtin.

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga nata e ndërrimit të viteve ku tryeza duhet të jetë plotë, por çifti Bedrije e Hamit Lika nuk kanë asgjë për t?i ofruar familjes së tyre për Vit të Ri. Hamiti tregon se në shtëpi kanë mbetur vetëm pak gramë vaj, sheqer, oriz e kripë e asgjë më tepër. ?Edhe këto i kemi marrë me listë në dyqane, kemi 600 mijë lek borxhe? shton nëna e 3 fëmijëve.

Gjithçka që Bedrija kërkon është një jetë më të mirë për 3 fëmijët e saj, ndërkohë vetë vishet edhe me rroba të arnuara.

?Për zotin edhe bukën me listë e kam blerë, s?behet fjalë të festoj me çfarë, edhe një kile sheqer nuk e blej dot, jo jo nuk festohet?, tha nëna e tre fëmijëve

Në një cep të shtëpisë shihet një bredh i Vitit të Ri, i cili dhe pse në mes të varfërisë dhe mjerimit xixëllon nga dritat. Një dritë që ende ruan shpresën te kjo familje. 6 anëtarët e familjes Lika në lagjen ?Minatori? të Bulqizës janë me sytë nga të gjithë për t?i ndihmuar.

Recommended