Top News - Ankesat e të burgosurve/ ‘Shëndetësia dhe lejet shpërblyese’

  • 4 years ago
Plot 212 ankesa individuale që lidhen me të drejtat e të burgosurve nga të cilat për 113 është përfunduar hetimi administrativ dhe 99 janë ende në shqyrtim janë protokolluar në Institucionin e Avokatit të Popullit, shifër e përfshirë edhe në raportin e dërguar së fundi në Kuvend.
Nga rastet e përfunduara 75 kanë rezultuar të pabazuara në ligj, 30 janë zgjidhur në favor të ankuesit gjatë shqyrtimit, 4 kanë rezultuar jashtë kompetence dhe 4 kanë përfunduar me rekomandim përgjithësues drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe dy institucioneve shëndetësore jashtë sistemit të burgjeve.

Gjithashtu, institucioni i Avokatit të Popullit ka regjistruar për shqyrtim me iniciativë disa raste të bërë publike në media që kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura në burgje si dhe ka vijuar hetimin për ankesat e mbartura nga vitet e kaluara.
Numri më i madh i ankesave ka të bëjë me: cilësinë e shërbimit shëndetësor; refuzimin e kërkesës për të përfituar leje shpërblyese; zvarritjen e procedurës për të shkuar me leje shpërblyese; zvarritjen e procedurës për t?u transferuar në një IEVP tjetër; transferimin e padrejtë në një IEVP tjetër; pretendimet për ushtrim dhune fizike, psikologjike dhe keqtrajtim; dhënia e padrejtë e masës disiplinore etj.

Ankesat që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimit shëndetësor vazhdojnë të zenë numrin më të madh të ankesave të paraqitura nga të burgosurit apo familjarë të tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DrejtoriaBurgjeve#AvokatiPopullit#TopChannel

Recommended