Top News - Rruga e re pranë Mulletit/ Fermerët pranë tregjeve bujqësore

  • 4 years ago
Rruga e re nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura e Qehasë eshte peruruar sot. Rruga e re afron fermerët me tregjet bujqësore të Tiranës dhe i sjell një zhvillim më të madh agroturizmit.
I pranishem ne kete perurim, kryebashkiaku Veliaj tha se përmirësimi i infrastrukturës rrit vlerën e pronës dhe shton numrin e bizneseve.

?Herën e fundit, metri katror i tokës ishte 10 mijë lekë, kurse sot paska vajtur 50-60 mijë lekë; do të thotë se ka një lloj vlerësimi me fuqi financiare nga Tirana urbane që po mundohet të investojë te Tirana rurale, dhe kjo rrugë e sjell këtë zhvillim. Bukuritë e luginës së Erzenit i kemi te dera e shtëpisë, është një zonë pjellore, me njerëz punëtorë e bashkëpunues. Ndihem mirë që shumë sipërmarrje për agroturizëm, bujtina etj, i kanë sjellë një zhdërvjelltësi zonës, edhe për qarkullimin ekonomik të parasë?

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë edhe për familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti. Ai theksoi se shumë shpejt do të nisë puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara prej tërmetit të nëntorit, ndërkohë që po vijon puna për shpërndarjen e pagesave cash.
?Kaloi loti i parë i Farkës, kaloi loti i dytë i Baldushkut, tani do të vazhdojmë me lotin e tretë që janë shtëpitë e Petrelës, Mulletit, Qehasë. Siç bëmë shtëpitë e shtatorit, do të vazhdojmë edhe me shtëpitë e nëntorit, me të njëjtin ritëm. Qeveria sapo na akordoi fondin e granteve cash për banorët me dëmtime më të lehta. Kur kujtoj se më parë kalonin 10 vite dhe nuk rimbursohej një përmbytje në Shkodër, fakti që s?janë bërë 10 muaj dhe jemi gati me cash në dorë, do të thotë që kur shteti do, shteti bën. Një gjë është e sigurt: ky shtet, kjo qeveri dhe kjo bashki, edhe do, edhe bën?.
Deputeti i PS, Xhemal Qefalia vlerësoi vëmendjen e Bashkisë ndaj zonave rurale, ndërsa, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Redi Jupi u shpreh se një investim do t?i jape një impuls të ri edhe zhvillimit ekonomik të zonës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#XhemalQefalia#TopChannel

Recommended