EKSKLUZIVE/ Skandali me "Unazën e Re", projekt sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Unazës së Madhe, një tjetër projekt pritet të shembë banesat e gati 194 familjeve. Në po këtë zonë është parashikuar spostimi i lumit Lana dhe rehabilitimi i tij në krahun e majtë, duke rrezikuar kështu shembjen e shtëpive të banorëve. Vetë banorët thonë se nuk janë njoftuar për projektin.

Shembjet në Unazën e Re nuk do të mbarojnë vetëm me banesat që janë në anë të rrugës.

Pas fazës së parë, edhe objektet që janë në brezin e dytë rrezikojnë të shemben. Shkak është ndryshimi i shtratit të lumit Lana.

Vetë banorët akuzojnë se projekti është devijuar qëllimisht për të mbrojtur pronën e një biznesi, e cili tashmë ka rrethuar sipërfaqen që pritet të kthehet në terren për ndërtim pallatesh.

"Lana ka rrugën e vet, shtratin e vet, hapësirën e vet. Se ne po të dalim nga këtu, nga pallatet e deri këtu, është lënë hapësira e Lanës".

" Është bërë një propjekt, ashtu siç është bërë dhe projekti i Unazës së Re, i cili nuk shkon në rrjedhën ku është sot dhe në vendin bosh. Nga pallati përballë është mbi 100 metër dhe toka është e pazënë. Për çudi ky projekt është futur në mes të lagjes sonë.

Në korrik, në zonë është bërë dhe një anketim që evidenton banorët. Por për Ora News ata shprehen se nuk u është bërë e qartë se pse u kërkohen të dhënat, madje as për vazhdimin e projektit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-skandali-me-unazen-e-re-projekt-sekret-shembjen-e-banesave-prane-lanes

Recommended