Wake Up/ Bark i fryrë, mbipeshë, të kërrusur, si do shndërrohemi pas 25 vitesh nga puna në shtëpi

  • 4 years ago
Puna nga shtëpia mund të duket komode por jo nëse zgjat për muaj apo vite me radhë. Nga njëra anë ka shumë përfitime sepse shmangen distancat e kostot, bisedat e gjata me kolegët si edhe ndihemi më të sigurt për shëndetin duke iu referuar situatës së pandemisë. Por duke qëndruar të rehatuar në shtëpi priremi që të konsumojmë më shumë duke shtuar edhe disa kilogramë më tepër, të kemi më shumë probleme me supet, qafën apo me shtyllën kurrizore. Më konkretisht rrezikojmë një tendosje të tepruar të qafës, shpatulla të rrumbullakëta, dhimbje e bllokime të shpinës. Po ashtu pas disa kohësh do të na reflektohen edhe vështirësi në shikim apo djegie e syve për shkak të kohës që kalojmë përpara kompjuterit apo ekraneve të tjera. Psikologët klinikë dhe ekspertët e fitnesit kanë bërë një parashikim se si do të shndërrohemi në 25 vitet e ardhshme për shkak të punës nga shtëpia. Ata e kanë quajtur modeli "Susan" dhe është cilësuar si një shembull i tmerrshëm i paraqitjes fizike. ?Susan? ka një fizionomi të tillë: shpatulla të ngushta, bark të fryrë, mjekër të varur dhe sy të skuqur e të nxirë. Sipas Agjensisë së rekrutimit "Directly Apply" bëhet fjalë për një individ të stresuar sepse nuk kalon kohë fizike dhe nuk bisedon me kolegët. Në fytyrë ka rrudha dhe lëkurë të ngjitur nga mungesa e rrezeve të diellit. Flokët e saj janë holluar dhe po bien... Puna nga shtëpia na bën që të kujdesemi edhe më pak për veten duke qëndruar me pizhama gjithë ditën e po ashtu na ndikon shumë në gjendjen emocionale e psikologjike...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended