Top News - Plani në Britani/ 50 për qind ulje nëse darkon jashtë
  • 4 years ago
Nëse jeton në britaninë e madhe dhe zgjedh të darkosh jashtë, në restorant, atëherë do të kesh 50 për qind ulje në faturë gjatë gjithë muajit gusht. Kjo, në kuadër të planit të qeverisë për të forcuar sektorin e dëmtuar nga pandemia. Kancelari britanik Rishi Sunak, prezantoi skonton për ngrënien jashtë si pjesë e një serie masash për të ristartuar ekonominë në mesin e pandemisë së koronavirusit. Kjo do të thotë se të gjithë mund të përfitojnë 10 paundë ulje për person nëse zgjedhin të darkojnë jashtë nga e hëna në të mërkurë. Sunak tha edhe se TVSH mbi stregimin dhe turizmin do të ulej në 5 për qind. Reduktimi, nga 20 për qind që ishte deri më tani, do të jetë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërsa prezantonte planin, kancelari tha se britania e madhe po përballej me një moment unik për shkak të covid 19 duke shtuar: Ne duhet të bëhemi kreativë. Pabet dhe restorantet u rihapën të shtunën pas më shumë se tre muajsh në izolim, me masat e sigurisë në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sunak tentoi të risiguronte publikun se darkimi jashtë ishte i sigurt duke thënë se kufizimet nuk do të ishin hequr nëse jetë njerëzish do të rrezikoheshin. Ulja nuk do të aplikohet për alkoolin por për ushqimin dhe pijet freskuese deri në 10 paundë për person. Thesari tha se ulja prej 50 për qindësh mund të shfrytëzohet pa kufizim gjatë gushtit dhe përfshin të gjitha restorantet, kafenetë dhe pabet në vend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#TopChannel
Recommended