Top News - Riparimi i ndërtesave/ Qeveria ndan fondin për 5 Bashki

  • 4 years ago
Këshilli I ministrave ka përcaktuar shpërndarjen e fondit të rindërtimit për 5 bashki që u prekën më shumë nga tërmeti I 26 nëntorit. Qeveria ka nxjerrë këtë të mërkurë VKM-në për përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 4 852 410 743 (katër miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë. Ky fond do të shpërndahet për bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

Ky fond do të përdoret për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe pallateve, për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para si dhe për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi dhe pallateve

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Riparimi#Fondet#TopChannel

Recommended