Top News - Vëllezërit Bytyçi/ Vuçiç ''s'do'' që ta zbardhë vrasjen

  • 4 years ago
Në përvjetorin e 21-të të vrasjes së vëllezërve Agron, Mehmet dhe Yll Bytyci, familjarë të tyre thanë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka ?prova dhe mundësi? për të zgjidhur rastin e tyre, porse ?i mungon vullneti?.Tre vëllezërit, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u arrestuan në vitin 1999 në Serbi, për kalim të paligjshëm të kufirit, sic pretendojnë zyrtarët serbë. Ata u liruan nga burgu por mw pas u vranw. Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001. ?Vuçic i ka premtuar prej më shumë se 6 vjetësh Shteteve të Bashkuara dhe familjes sonë se do ta zgjidhë këtë rast. Në mënyrë private, ai ka hequr dorë nga emri i Goran Radosavlevicit. Vllastimir Gjorgjevic është gjithashtu përgjegjës?, thuhet në deklaratën e vëllezërve të viktimave, Fatos dhe Ilir Bytyci. ?Vuajtja e familjes sonë nuk është e vetmja Vucic injoron. Presidenti serb mbron shumë kriminelë të tjerë të luftës. Bota, përfshirë administratën e presidentit Trump, e di se kjo është e vërtetë. Ata thjesht qëndrojnë të ngrirë përpara këtyre fakteve?, thuhet më tej në deklaratë. Dy policë të akuzuar për ndihmë në ekzekutimin e vëllezërve Bytyci, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanovic, u shpallen të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Një rezolutë e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara tetorin e vitit të kaluar, u referohet fakteve për përfshirje në vrasje edhe të ish-zëvendësministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjevic, si dhe të ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavlevic Guri. Ky I fundit është aktualisht anëtar i partisë ne pushtet ne Serbi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bytyçi#TopChannel