Report TV - Camaj edhe Koliqi agjent? Sadik Bejko: S’flitet për spiunim, historia është ndryshe!

  • 4 years ago
Shkrimtari, poeti edhe studiuesi i letërsisë Sadik Bejko analizon materialin e studiuesit Auron Tare "Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin" të botuar në ?Peizazhe të fjalës?. Në këtë shkrim këta dy autorë trajtohen si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit. Por, Sadik Bejko mendon se ne këtë publikim nuk duhet ta trajtojmë si histori policeske.

? Ne në botimin e Auron Tares duhet të marrim atë që, ka një anë të fshehtë dhe që duhet ta pranojmë. Nuk është hera e parë që janë thënë këto. Ka pas histori për shkrimtarët në të gjithë botën. Por ne duhet ta pranojmë këtë, jo si histori policeske, por si studim që do të jetë në dobi të kulturës sonë. CCdo zbulim arkivor ngjall diskutim, por unë jam për hapjen e tyre. Interpretimet që bëhen janë të lira për çdokënd. Asnjë zbulim nuk e rrëzon veprën e tyre. Ata që mendojnë se do i kapin dhe do i varin në mes të Tiranës, ata gjithmonë do gjejnë agjentë. Por, kjo nuk është histori e tillë, është histori sponsorizimesh?, shpjegon Bajko.Prandaj, profesori shprehet se infiltrimi i shkrimtarëve në këto agjentura është shfrytëzuar për botimin e veprave.

Recommended