“Camaj dhe Koliqi agjentë”, Doja: Është një debat anti intelektual

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Në lidhje me debatin që u bë për shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi pas shkrimit të botuar nga Auron Tare sipas të cilës, figurat e njohura kanë pasur lidhje me agjenturat e huaja, akademiku Albert Doja thotë se ky është një debat anti intelektual.

Kjo pasi sipas tij, nuk prodhohen ide. Në një intervistë për Ora Neës ai shprehet se pavarësisht se dikush mund të sjellë fakte, ai person përcaktohet sipas qasjes së tij, në atë linjë ideologjike duke bërë kështu që t?i bie dhe kredibiliteti.

Albert Doja: Kjo çështje nuk është e re. Para disa vitesh janë botuar disa shkrime të tjera që trajtojnë të njëjtat problematika dhe sjellin të botuara të njëjtat argumente. Shkrimi i Auron Tares nuk sjell ndonjë gjë të re që nuk dihej më parë. Problemi me këtë çështje qëndron pasi ky debat, kështu si po zhvillohet, për mendimin tim është një debat që do ta quaja një debat anti intelektual. Në kuptimin që nuk krijon mundësi për të prodhuar ide.

Debati është kufizuar ndërmjet partizanësh të njërit kamp apo një kampi tjetër, që luftojnë për të mbrojtur idenë e tyre të së vërtetës apo të drejtësisë së mohuar të njërit apo tjetrit. Në këtë kuptim, edhe kur paraqiten fakte, në shumicën e rasteve këto fakte nuk kanë asnjë rëndësi. Ajo ç?ka është me rëndësi është që duhet të mbrojnë këtë ide që i qëndrojnë besnik.

Dhe për të mbrojtur këtë ide, faktet nuk kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se kush i sjell faktet. Përderisa ai që sjell faktet dhe që përcaktohet në këtë apo atë linjë ideologjike, ai diskualifikohet si i tillë dhe për çdo argument që sjell në këtë debat, reduktohet sikur asgjë nuk ka ndodhur.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/camaj-dhe-koliqi-agjente-doja-eshte-nje-debat-anti-intelektual-nuk-krijon-mundesi-per-te-prodhuar-ide/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended