Camaj dhe Koliqi agjentë, Gurakuqi: Falsifikim i mirëfilltë,Tare duhet të japë shpjegime

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Prej disa ditësh po zien debati mes studiuesve lidhur me një botim të Auron Tares ku i shfaq si agjentë të shërbimeve sekrete dy kolosët e letrave shqipe, Martin Camajn dhe Ernest Koliqin.

Profesori i historisë, Romeo Gurakuqi, thotë se kemi të bëjmë me falsifikimin më të famshëm dhe Auron Tare do të duhet të japë llogari mbi arsyet që e ka bërë.

Gurakuqi: Prej katër ditësh merrem me burimet të cilat janë burime parësore. Sipas informacioneve kjo është një prej falsifikimeve më të famshme, falsifikim terësor i autorit të atij artikulli mbi pozicionin e dy prej kolosëve më të rëndësishëm të letrave shqipe dhe katolicizmit shqiptar, por të Shqipërisë para së gjithash. I pikësynuar për arsye që ai do të na i shpjegojë. Është falsifikim total i një dosje të Sigurimit të Shtetit, të Drejtorisë së Dytë dhe të Tretë që kanë ndjekur për 42 vite me radhë shkrimtarin e madh Martin Camaj. Është një dosje që fillon si dosje bashkëpunimi por që pas tre muajve të parë përfundon në një dosje kërkimi për një armik të pushtetit. Kjo ëshë e gjitha që ka kjo dosje. Autori është i detyruar ti japë publikut shpjegimet e posaçme lidhur me mënyrën si ka shtrembëruar fakte që ndodhen në dosje, pse e ka bërë një gjë të tillë, arsyet pse ka njollosur në mënyrë kaq të pilotuar dhe të saktësuar dy prej njerëzve më të shquar të letrave shqipe, epokës bashkëkohore.

Gurakuqi për Ora News thotë se ka prova që Camaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Gurakuqi: Martin Camaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ai është arrestuar me 5 maj të 1948 është arrestuar, pas 5 ditësh ka nënshkruar një akt tip të Sigurimit të Shtetit dhe pas 3 muajsh është larguar nga Shqipëria dhe ka ndjekur jetën e tij prej gjeniu.

Po Ertnest Koliqi?

Gurakuqi: Nëse ka pasur një person që ka qenë referent për Shqipërinë dhe emigracionin shqiptar, i besueshëm, ky person ka qenë Ernest Koliqi. Nuk ka operuar me agjencitë si një agjent por si mendja më e ndritur e Shqipërisë, ka qenë negociator për çështjen e Shqipërisë. E thotë në dhjetra letra, njerëzit tanë po grihen nga diktatura e Enver Hoxhës dhe njerëzve të ortës së familjeve që prodhojnë njerëz të tillë në 2020 që shkruajnë me urrejtje ndaj shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë, ndaj gegnisë dhe ndaj Shkodrës. Është e papranueshme të ecet me regjistra të tillë falsifikues në një kohë kur është e mundshme me dhënë të vërteta që çdo historian serioz duhet ti bëjë.

Ish-deputeti demokrat thotë se Tare nuk ka kualifikimin e duhur për të bërë studime historike.

Gurakuqi: Bëhet fjalë për në një ushtarak që është futur në një fushë të studimit të historisë dhe nuk arrin të kryejë alfën e aspektit metodik të një studimi. Është cungim gjykimi. Ka ndërmarrë një gjë që nuk ka kapcitetin e nevojshëm, nuk ka formimin e nevojshëm dhe nuk ka realizimin në vlerësimin e gjërave. Nuk bëhet fjalë për të mohuar faktet historike.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/camaj-dhe-koliqi-agjente-gurakuqi-nje-prej-falsifi...

Recommended