Top News - Murtaja bubonike/ OBSH: Për momentin nuk ka rrezik

  • 4 years ago
Organizata botërore e shëndetësisë thotë se po monitoron me kujdes rastin e murtajës bubonike në rajonin verior të mongolisë në kinë, por thotë se rreziku nuk është i madh. Një bari është në gjendje të qëndrueshme në spital pasi u konfirmua më sëmundjen në fundjavë. Një zëdhënëse e OBSH tha se rasti po menaxhohej mirë. Murtaja bubonike ka qenë dikur sëmundja më e frikshme në botë por tani mund të trajtohet me lehtësi. ?Murtaja bubonike ka qenë me ne dhe është me ne, prej shekujsh. Ne po shohim rastet në kinë dhe mund të themi se situata është e mirëmenaxhuar. Për momentin ne nuk konsiderojmë se ka rrezik të lartë por po monitorojmë situatën me shumë kujdes?, tha zëdhënësja margaret herris. OBSH tha se ishte informuar të hënën për rastin e bariut që po trajtohet në një spital në bayannur. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua thotë se mongolia ka konfirmuar dy raste javën e shkuar, dy vëllezër që kishin ngrënë mish marmote. Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar tani komunitetet në rajonin Altai që të mos dalin për gjueti marmotash pasi mishi i infektuar nga brejtësit është një trajektore e njohur transmetimi. Murtaja bubonike shkaktohet nga një infektim bakterial dhe ka qenë përgjegjëse për një nga epidemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit, vdekjen e zezë, që i mori jetën rreth 50 milionë njerëzve në afrikë, azi dhe evropë në shekullin e 14. Që atëherë ka patur disa shpërthime të mëdha, me të fundit në shekullin e 19 në kinë dhe indi. Por tani, ajo trajtohet me antibiotikë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended