Ora News - Turizmi detar në zhvillim, 50 bova të reja për ankorimin e jahteve në Orikum

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në një kohë kur turizmi po përballet me një krizë ekonomike, qeveria po merr masa për t?i dhënë një zhvillim të mëtejshëm turizmit detar. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, inspektoi vendosjen e 50 bovave në Orikum, nga ku u shpreh se pas miratimit të ligjit për heqjen e TVSH për jahtet, interesi është rritur ndjeshëm.

Ligji për heqjen e TVSH së jahteve pritet të shënojë efektet e para pas datës 10 korrik.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, teksa inspektoi vendosjen e 50 bovave në Orikum, u shpreh se qindra jahte kanë shprehur interes për tu ankoruar në bregdetin shqiptar.

Klosi: Ligji i ri për turizmin detar por edhe politikat që kemi bërë për të forcuar flamurin shqiptar si një flamur, i cili të njihet më gjerësisht sesa vetëm brenda Shqipërisë, do të bëjë të mundur që shumë jahte të gjejnë parkimin e tyre në vendin tonë. Kemi mundësi të ofrojmë bregun shqiptar për më shumë turizëm elitar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/turizmi-detar-ne-zhvillim-50-bova-te-reja-ankorimin-e-jahteve-ne-orikum

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended