Top News - Spanja dhe Suedia/ Dyshime mbi imunitetin e tufës

  • 4 years ago
Një studim në Spanjë hodhi dyshime mbi imunitetin e tufës si mënyrë për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Studimi i krye mbi më shumë se 60,000 persona dilte në përfundimin se vetëm rreth 5 për qind e popullsisë spanjolle ka zhvilluar antitrupa, shkruan revista mjekësore Lancet. Imuniteti i tufës arrihet atëherë kur një numër I mjaftueshëm njerëzish infektohen me një virus cka ndihmon të frenohet përhapja e tij. Rreth 70 deri në 90 për qind e një popullate duhet të jetë imune, për të mbrojtur të painfektuarit. Përhapja e antitrupave të sëmundjes ishte nën 3% në rajonet bregdetare, dhe pak më e lartë në zonat e Spanjës me shpërthime më të mëdha, thuhet në raport."Me gjithë ndikimin e lartë të COVID-19 në Spanjë, vlerësimet e përhapjes mbeten të ulëta dhe janë të pamjaftueshme për të siguruar imunitetin e tufës", thanë autorët e studimit."Në këtë situatë, distanca fizike dhe përpjekjet për të identifikuar dhe izoluar rastet e reja dhe kontaktet e tyre janë të domosdoshme për kontrollin e ardhshëm të epidemisë", theksojnë ata. Në fund të majit, edhe në Suedinë që zgjodhi të mos vendoste karantinën, imuniteti I tufës, nuk shihej gjëkundi. Vendi mbeti I hapur gjatë sëmundjes, e megjithatë shifrat tregonin se në fundi e prillit në Stokholm, vetëm 7,3% e njërzve kishin krijuar antitrupa. Imuniteti I tufës arrihet atëherë kur shumica e popullsisë, 70-90% bëhet imune ndaj një sëmundjeje infective, qoftë sepse ka qenë I infektuar dhe është shëruar, qoftë përmes vaksinimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spain#Sweden#TopChannel

Recommended