Top News - Plas dhe në Austri/ Koronavirusi në tre thertore

  • 4 years ago
Austria, që e menaxhoi mirë situatën e koronavirusit, raportoi së fundi raste infektimesh në tre thertore të mëdha. Dy prej fabrikave nuk janë larg nga kufiri gjerman. Gjithsej dhjetë punonjës dhe 13 personat të afërt me ta kanë rezultuar pozitivë në testin e SARS-CoV-2. Tamponet po u bëhen edhe punonjësve të tjerë. Në Gjermani sakaq, ku pati disa raste të ngjashme, janë shtuar thirrjet për ndryshime në industrinë e mishit. Standardet ushqimore në shumicën e sipërmarrjeve janë "shumë të larta", i tha Ministrja Federale e Bujqësisë Julia Klöckner (CDU) gazetës "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung". "Por atje punohet në kushte ku llogaritet çdo cent", shtoi ajo. Ka shumë nënkontraktues brenda kornizës së kontratave të sipërmarrjes, dhe kështu përgjegjësia përcillet nga njëri tek tjetri. Por ndërkohë, ministrja austriake e bujqësisë Elisabeth Köstinger theksoi se "Kompanitë austriake për përpunimin e mishit nuk mund të krahasohen me ato në Gjermani". Një therrtore në Austri zakonisht ka vetëm 400 punonjës. Për më tepër, ata janë të punësuar në kushte mjaft më të mira. Austria shënon 700 vdekje dhe 18 mijë infektime nga koronavirusi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Austri#JuliaKlöckner#TopChannel

Recommended