Top News - Shqetësimet e Gjermanisë: Rreziqe dhe kërcënime hibride nga Kina

  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong. Kina ndjek me forcë interesat e veta dhe paraqet rreziqe hibride, tha Horst Seehofer.


?Ne e dimë që kinezët janë të interesuar për sektorët e infrastrukturës sona,? theksoi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një intervistë për gazetën ?Welt am Sonntag?. Kina kryen për shembull veprimtari në fushën e spiunazhit paralelisht me strategjinë e saj të re të Rrugës së Mëndafshit. Taktika e sotme kineze është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në Luftën e Ftohtë, tha ministri.

Ndihma për të korrur lëvdata

Ministri i Brendshëm gjerman shtoi se kriza e koronës tregon se Kina përbën tashmë ?një konkurrencë për sistemin? dhe ndjek me forcë dhe pa skrupuj interesat e saj, me të cilat neve na duhet të përballemi.

Fillimisht Pekini ndau me botën pak informacione rreth virusit. Kurse tani bën gjithçka të mundshme që ?të marrë lëvdata për luftimin e virusit?. Kina dërgon ?materiale mbrojtëse në të gjithë botën që bota ta konsiderojë si ndihmëtare?, tha Seehofer.

Pekini shkel me këmbë të drejtat themelore të Hong-Kongut

Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer komentoi në intervistë edhe situatën në Hong-Kong. Ai tha se po i ndjek zhvillimet atje ?me shumë kujdes?.

Megjithë kritikat në mbarë botën, Kina miratoi javën e kaluar një ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong. Ky ligj është shkelja më e gjerë në autonominë e rajonit administrativ special kinez.

Sipas leximit zyrtar, ligji drejtohet kundër përpjekjeve për ?separatizëm? dhe për ?minimin e bashkimit kombëtar?. Aktivistët e të drejtave civile e akuzojnë Kinën se me ligjin e ri dëshiron të shtypë çdo formë kundërshtimi.

Si po i përgjigjet BE-ja kursit të Kinës në Hong Kong?

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister (CDU) i bëri thirrje BE të veprojë më shumë kundër Kinës. Në ?Welt am Sonntag? ai u shpreh për një reagim të koordinuar me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të bërë presion mbi Pekinin.

Nënkryetari i grupit parlamentar të FDP në Bundestag, Alexander Graf Lambsdorff, tha: ?Pekini po shkel të drejtat themelore të njerëzve në Hong Kong?.

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, kërkoi mbi të gjitha unitet në radhët e evropianëve: ?Së pari gjëja më e rëndësishme dhe më kryesorja, është që Bashkimi Evropian të përpiqet të zhvillojë një politikë koherente BE-Kinë dhe të flasë me një zë?

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-c...

Recommended