Top News - Apeli i presidentit/ ‘Duhet strategji e re për Covid’

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta është shprehur me nota kritike për strategjinë që po ndiqet për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Kreu I shtetit në një reagim në rrjetet sociale ku fillimisht ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Doktor Hysni Shijakut ka deklaruar se duhet një strategji e re për të përballuar pandeminë.

?Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë?, shprehet Meta.

Më pas Presidenti ka theksuar rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, si dhe nevojën për bashkëpunim midis autoriteteve qendrore dhe vendore, pë të përballuar pandeminë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HysniShijaku#IlirMeta#TopChannel

Recommended