Boshatiset dhoma e “ferrit”/ Momenti kur nxirren objektet nga shtëpia e familjes Josifi

  • 4 years ago
Mbrëmjen e dy korrikut, kryeqyteti u trondit, pasi në Kombinat u gjetën të vdekura, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara në banesë, të cilat thuhej se ishin besimtare të sektit fetar ?Dëshmitarët e Jehovait?.


Por ndërkohë që brenda banesës kishin mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve, sot nisi edhe nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.

E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.

Top Channel e ndoqi nga afër këtë proces dhe iu sjell pamjet nga vendngjarja.

Siç u raportua më parë nga Top Channel, familja Josifi në kohën kur ishte në Përmet ishte angazhuar me Kishën Evangjeliste Norvegjeze, ndërkohë pas mbërritjes në Tiranë ata frekuentonin ambientet e sektit të Dëshmitarëve të Jahovait. Ata u larguan nga Përmeti rreth dy vjet më parë dhe me ardhjen në Tiranë u angazhuan me Dëshmitarët e Jahovait. Kjo vërtetohet edhe nga provat e gjetura nga policia në banesën e tyre në Kombinat.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur libra të tillë si ?Kulla e Rojes? botim ky i Dëshmitarëve të Jahovait.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ZhanetaJosifi#AnisaJosifi#TopChannel

Recommended