Ndeshja per Kupen e Kampioneve (8 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
"Koha ka qenë e mjaftueshme për të arritur ato parametra që ne na nevojiten për të përballuar një ndeshje të tillë."
Është entuziast dhe mjaft optimist trajneri i kampionëve në ditën e parë të stërvitjes në Tiranë. Dy javët në Strugë duket se kanë shërbyer për skuadrën që të arrijë formën optimale. Problemi i vetëm ka qenë mungesa e ndeshjeve miqësore të cilat përmblidhen vetëm me atë të sotmen me skuadrën e të rinjve. Pa ndonjë ndryshim të madh bardheblutë zënë vend përballë kampionëve të Moldavisë ziblu, të mërkurën e ardhshme me të njëjtën formacion.
I vetmi nga të ardhurit që ka gjetur një vend është Devolli, ndërkohë që në skuadër janë afruar dhe sulmuesi Halili i blerë nga sllovenët e Nova Golzës dhe Hajdari i ardhur nga Dinamo.
"Ne jemi më të plotë, jemi stërvitur më mirë dhe kemi qenë më të organizuar. Tani mbetet që në këto dy ndeshje të kemi impenjim maksimal të lojtarëve, përqëndrim, të jemi më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm për t'u përballur në një kompeticion siç është kupa e kampionëve që nuk është aq e thjeshtë dhe nuk është e njëjtë me atë që është në Shqipëri. Duhet më shumë profesionalizëm dhe seriozitet nga të gjithë."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/