Top News - Krerët shtetërorë të Kosovës urojnë SHBA-të për Ditën e Pavarësisë
  • 4 years ago
Krerët institucionalë të Kosovës i kanë uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 244-vjetorin e pavarësisë.


Presidenti Hashim Thaçi tha se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për ?mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për përkrahjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë?.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë kanë ngritur flamurin e SHBA-së në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Osmani shtoi se vlerat e popullit amerikan do të jenë frymëzim i përhershëm për Kosovën. Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti në mesazhin e tij për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së tha se kjo ditë është sinonim i lirisë, përparimit dhe shpresës për vendet demokratike në mbarë botën.

?Mesazhi i fuqishëm amerikan i lirisë sot simbolizon ëndrrën e madhe të të gjitha kombeve për liri dhe demokraci, për paqe dhe dinjitet të gjithëmbarshëm. Jehona e këtij mesazhi të madh ka prekur zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të cilët populli dhe qeveria amerikane kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë simbol i frymëzimit për liri, pavarësi dhe demokraci?, tha Hoti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#SHBA#TopChannel
Recommended