Gurma: Fundjavat në Sarandë me pushues nga Kosova, në periudhë normale mbipopullohet nga të huajt

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit, megjithatë me hapjen e kufijve me Kosovën duket se po fillon të marrë frymë.

Në një lidhje me Skype për Ora News, kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, tha se fundjavat në këtë qytet kanë qenë të tejmbushura me pushues nga Kosova.

Adrian Guma: ''Në të gjithë këtë periudhë pandemie, ne fluskin më të madh, Saranda por edhe qytetet e tjera bregdetare e kanë pasur kryesisht e kanë pasur me pushues nga Kosova. Kjo për faktin se në datën 1 qershor është hapur kufiri me Kosovën, dhe kjo në një mënyrë apo në një tjetër, ka bërë të mundur që lëvizshmëria ndërmjet dy shteteve të jetë e kënaqshme, pavarësisht situatës së pandemisë që ditët e fundit ka ndryshuar trend. Fundjavat në Sarandë përveç turistëve vendas, ka patur dhe një dyndje të pushuesve nga Kosova. Vetëm fundjavën e kaluar, ne kemi pasur 10 autobusë me pushues të ardhur nga Kosova, por edhe me automjetet e tyre.''


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/guma-fundjavat-ne-sarande-me-pushues-nga-kosova-ne-periudhe-normale-mbipopullohet-nga-te-huajt

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended