Shembje në kohë turizmi, objekti në Dhërmi me leje ndërtimi dhe taksa të paguara rrafshohet nga IKMT

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

IKMT e drejtuar nga Dallëndyshe Bici në kulmin e sezonit turistik, edhe pse i varfër, vazhdon shembjet në bregdet. Madje qytetarët kanë denoncuar në RTV Ora rrafshimin e një objekti në Dhërmi edhe pse investitori kishte dhe leje ndërtimi, madje dhe taksa të paguara.

Në Dhërmi, një nga zonat më të frekuentuara në stinën e verës, shembjet vazhdojnë dhe në kulmin e sezonit.

Ky objekt ka nisur ndërtimin me leje, por punonjësit e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Dallëndyshe Bicit nuk ndalen për të rrafshuar investimin.

Madje në ndihmë të tyre ka shkuar dhe IMT e Tiranës.

Në denoncimin që qytetarët bëjnë në Ora News thuhet se objekti i shembur ka marrë tre ditë më parë dhe lejen për realizimin e punimeve.

Madje në këtë dokument janë dhe tarifat vendore të paguara me një shifër prej 1 milionë lekësh në bashkinë e Himarës.

Në një tjetër dokument denoncuesi publikon dhe taksat prej rreth 35 mijë lekësh të paguara.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/denoncime-nga-dhermiu-prishje-te-objekteve-me-leje-nga-ikmt

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended