Akullore në kushtet e shtëpisë ( 3 shije) nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Akullore në kushtet e shtëpisë ( 3 shije)
500 ml pana ëmbëlsire
350 gr qumësht I kondensuar
2 lugë gjelle kakao
1 filxhan caj cokollatë fondente ( të grirë )
250 gr recel fruta pylli
Përgatitja:
Rrahim me rrahëse elektrike kremin pana deri sa volume të rritet dhe ngurtësohet si një megangë vetë. Shtojmë qumështin e kaurdisur. E ndajmë masën e përgatitur në tre tasa për të përgatitur 3 shije. Në tasin e parë shtojmë 2 lugë gjelle kakao amaro dhe e përziejmë me rrahëse elektrike deri san a formohet një ngjyrë e njëtrajtshme. E mbulojmë me kapak dhe vendosim në ngrirëse. Pra kjo është një akullore me kakao. Në tasin e dytë shtojmë cokollatë të grirë e përziejmë dhe kështu formuam një akullore me shije stracciatella. Të njëjtën gjë veprojmë dhe me tasin e tretë ku do të shtojmë recelin me fruta pylli, e përziejmë . Të gjitha akulloret I vendosim në frigorifer në ngrije për 4 orë dhe më pas mund ti shërbejmë.

Recommended