Top News - Prezantohet nga KE/ Drafti i kornizës të negociatave

  • 4 years ago
Komisioni Europian i paraqiti Këshillit draftin e kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe kriteret për bisedimet e tyre të pranimit. Komisioni ishte i ftuar t'i paraqiste këto propozime marsin e këtij viti kur Këshilli I Cështjeve të Përgjithshme mori vendimin e hapjes së bisedimeve me të dyja vendet. Komisioneri I zgjerimit Olivér Várhelyi e përcolli lajmin në Twitter duke e komentuar si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian. ? ?Duke i qëndruar angazhimit tonë, ne po paraqesim udhëzime konkrete për zhvillimin e negociatave të pranimit?, ka shkruar ai. Varhelyi tregoi dhe një herë se propozimet bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, e cila u paraqit në muajin shkurt, ndwrsa shtoi se e ardhmja e të dy shteteve është padyshim në BE. Korniza e negocjatave përcakton udhëzimet dhe parimet në bisedimet e anëtarësimit me secilin vend kandidat. Drafti ndahet në tre pjesë: parimet që rregullojnë negociatat e pranimit, përmbajtja e negociatave dhe procedura e negociatave. Objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adoptojnë në tërësi legjislacionin e BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të tij pas pranimit. Drafti, sic theksohet nw njoftim, bazohet në përvojën e zgjerimeve të kaluara dhe negociatat në vazhdim të pranimit. Këto korniza integrojnë metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, marrin në konsideratë legjislacionin evropian në zhvillim e pasqyrojnë siç duhet edhe meritat e vetë vendeve si dhe situatat specifike. Besueshmëria forcohet përmes një përqendrimi edhe më të madh tek reformat themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë e të dy vendeve. Kur vendet anëtare të kenë miratuar kornizat e bisedimeve, presidenca e rradhës e Këshillit të Bashkimit Europian do të paraqesë pozicionin e përgjithshëm të BE-së në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Kornizat e bisedimeve do të bëhen publike në këtë faze.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJn...

Recommended