Peligrinazh i përvitshëm botëror në Bulqizë/ Kohë pandemie, nuk munguan besimtarët

  • 4 years ago
Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria që i përkasin fesë bektashiane kanë shkuar për të festuar në vendin e quajtur Ballem Sulltan të njësisë administrative Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku është bërë peligrinazhi i përvitshëm botëror, i cili festohet çdo vit.


Ndryshe nga vitet e tjera siç ka dhe tradita, nuk pati fjalime dhe aktivitete të ndryshme, kjo për shak të situatës së pandemisë të CoVid-19 duke shmangur grumbullimin e besimtareve të cilët kishin shkuar për të festuar.

Edhe pse këtë vit nuk pati njoftim zyrtar për festë, besimtarët nuk munguan për të kryer ritet pranë vendit të shenjtë të Ballem Sulltan.

Në këtë peligrinazh morën pjesë si kryegjyshi botëror Dedë Edmond Brahimaj dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria, të pranishëm ishin autoritete të pushtetit vendor.

Kleriku i madh Dede Edmond Ibrahimaj tha që Teqja e Ballem Sulltanit është futur ne kalendarin botëror Bektashian ku populli vjen në këtë vend të shejnte për të marrë bekimin dhe duke u lutur për të larguar këtë sëmundje të rëndë.

Ndërkohë kryebashkiaku Lefter Alla pasi uroi besimtarët u shpreh se ne si bashki kemi marrë të gjitha masat për respektimin e masave të distacimit social, ndërkohë kemi bërë të mundur edhe në rikostruksionin e rrugës Martanesh-Ballejn.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BallemSulltan#Bulqizë#TopChannel

Recommended