Report TV - Ramazan në kohë koronavirusi në Prizren, besimtarët nuk shkojnë dot në Xhami!
  • 4 years ago
Thirrja e ezanit nëpër xhami dhe krisma e improvizuar e topit në Kala, shënon fillimin e iftarit në qytetin historik të Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit.

Këtë vit është më ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19. Imami i xhamisë " Emin Pasha", Daut Lezi, thirri ezanin e akshamit i vetëm dhe pa xhemat.  Sipas tij, kjo gjendje i krijon atij një atsmosferë të ftohtë ndryshe nga vitet e tjera.

"Është me të vërtetë ndjenjë e jashtëzakonshme, xhamia pa xhemat. Është një ndjenjë e ftohtë, por edhe me këtë u sprovuam. Por nga ana tjetër terevitë po i falim në shtëpi me familjet tona, sikur hoxhë, besimtar dhe mysliman tjetër,"-thotë Daut Lezi, Imam.

Pavarësisht atmosferes se zbehte tryezat e qytetarëve  gjatë muajit të Ramazanit pasurohen me ushqime ku  dallohet pitajkëni cili është shndërruar në simbol të Ramazanit. Pavaresisht kufizimit të lëvizjes qytetarët e Prizrenit  dalin për të blerë pitajka e toplia për syfyr por dhe për shëtitje.

"Nuk është si vitet e kalume, njerëzit nëpër shtëpia. Ramazanin po e kaloj duke qëndruar në shtëpi brenda,"-shprehet një besimtar.

"Vitet e tjera ka patur atmosferë në qytet, por tani kanë filluar duke u bë nëpër lokale, secili nëpër rrugët e veta. Nuk po i rrespektojnë masat sa po duhet se kohë e gjatë që po qëndrojnë në shtëpi. Gjithsesi mirë po e kalojnë edhe aty,"-deklaron një tjetër besimtar.
Recommended