Koronavirusi ndryshon ritet fetare! Në Filipine besimtarët ndryshojnë ritualin në kishë

  • 4 years ago
Filipinasit thjesht përkulin kokën dhe spërkaten me hi në vend që t?u vizatohet një kryq në ballë, në të mërkurën e hirit, ndërsa bastioni i katolicizmit në Azi po ruhet nga përhapja e koronavirusit.


Liderët e kishës në Filipine i kërkuan priftërinjve të ndryshonin ritin në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e përhapjes së virusit që i ka marrë jetën deri më tani më shumë se 2700 personave, kryesisht në kinë. Që nga shpërthimi, që ka rezultuar në tre raste të infeksionit dhe një viktimë në Filipine, kishat u kërkojnë po ashtu besimtarëve të mos kapen dorë më dorë gjatë meshës.

?Kjo më bën të ndjehem e sigurt?, thotë Uendi Tamidles, një studente 19-vjeçare.

Ajo është një nga mijëra njerëzit, disa me maska kirurgjikale, që ishin mbledhur në kishën Baclaran në Manila për meshën, të mërkurën. E mërkura e hirit shënon fillimin e kreshmeve të mëdha, që i paraprijnë pashkës dhe besimtarëve katolikë u vizatohet një kryq me hi në ballë. Filipinet janë një vend katolik ku 80 për qind e banorëve thuhet se janë besimtarë.

Në degën unike të besimit atje, përfshihet edhe inskenimi i përvitshëm i kryqëzimit të Jezu Krishtit. Zyrtarët e kishës kanë rekomanduar të mos puthet apo preket kryqi, gjatë meshave të së premtes së mirë, që është në fakt një praktikë e zakonshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Philipine#TopChannel

Recommended