Top News - Veprat penale në ushtri/ Një draft i ri ligjor për ndëshkimet

  • 4 years ago
Ministria e Mbrotjes ka propozuar disa ndryshime në ligjin ?Për disiplinën në Forcat e Armatosura? duke plotësuar kështu disa mangësi që janë evidentuar ndër vite dhe duke ashpërsuar masat ndëshkuese për shkeljet e ushtarakëve.
Ndryshimet e reja synojnë rritjen e disiplinës në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe forcimin e disiplinës ushtarake dhe rendit ushtarak.
Në draftin që pritet të shkojë në Kuvend përcaktohen shkeljet disiplinore si dhe janë shtuar llojet e masave disiplinore për secilën shkelje, duke i mundësuar vendimmarrësit dhënien e një mase disiplinore në proporcion të drejtë me rëndësinë e shkeljes.

Problematikat kryesore të cilat janë evidentuar nga zbatimi në praktikë i ligjit aktual, janë raste shkeljesh të cilat nuk janë të përcaktuara si të tilla, por që në vetvete përbëjnë sjellje të cilat cenojnë etikën dhe disiplinën. Për këtë arsye, është vlerësuar e nevojshme të përditësohet lista me shkelje për secilën kategori duke shtuar shkelje të reja apo duke rikategorizuar disa prej tyre. Gjithashtu, ka pasur ndryshime sa i përket llojit të masave disiplinore, si dhe autoriteteve kompetente për dhënien e tyre.

Çfarë parashikon pr.ligji për shkeljet shumë të rënda?
Në nenin 6, ku përcaktohen shtesa dhe ndryshimet e bëra në nenin 13, renditen shkeljet disiplinore shumë të rënda. Lista është përditësuar, duke shtuar shkelje të reja, duke ndryshuar shkeljet aktuale.Ngacmimet seksuale, organizimi i lojërave të bixhozit, ushtrimi i dhunës apo refuzimi i urdhrave i janë shtuar listës së re të shkeljeve shumë të rënda.
Sipas nenit 8, ku përcaktohen ndryshimet e nenit 18 të ligjit aktual, në rastet e kryerjes së një shkeljeje të lehtë disiplinore, në kushtet e rrethanave lehtësuese, ushtaraku i Forcave të Armatosura ndëshkohet me masat ?Qortimi? ose ?Detyra shtesë?, thuhet në draft.
Në rastet e kryerjes së një shkeljeje të rëndë disiplinore, në kushtet e rrethanave lehtësuese, ushtaraku i Forcave të Armatosura ndëshkohet me masën ?Vërejtje me shkrim? ose ?Kufizimi i lëvizjes në kufij të përcaktuar? dhe në rastet e kryerjes së një shkeljeje shumë të rëndë disiplinore, në kushtet e rrethanave lehtësuese, ushtaraku i Forcave të Armatosura ndëshkohet me masën ?Vërejtje me paralajmërim? ose ?Ulje në detyrë?.

Ndërsa në nenin 9 bëhen shtesa dhe ndryshime në listën e rrethanave rënduese, si dhe përcaktohen mundësitë e zgjedhjes midis masave disiplinore për shkelje disiplinore të kryera në kushtet e rrethanave rënduese.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel...

Recommended