Ora News - Thaçi takon Ramën në presidencë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas takimeve maratonike me drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe drejtuesit e partive politike, kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën në mbrëmje.

Më herët gjatë ditës, Rama ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se qëndron në Kosovë për të biseduar rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve.

Ende nuk është bërë e ditur kush përfshihet në mesin e të tjerëve.

?Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!?, ka thënë Rama në Twitter.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/thaci-dhe-veseli-shtrojne-darke-ramen-pak-minuta-para-fjalimit-te-presidentit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended