Top News - Shtyhet mbledhja për anetarët e KLP/ Vendim në kohë pandemie
  • 4 years ago
Përkeqësimi i situatës me pandeminë ka detyruar Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të shtyjë deri në një njoftim të dytë mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në ligjin nr.115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".
Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangia e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve. Përbërja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk cënon vendimmarrjen e këtij organi dhe garanton mirëfunksionimin e tij.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KLP#TopChannel
Recommended