Mungon Vasili, shtyhet sërish mbledhja e Komisionit të Ekonomisë për shqyrtimin e koncensioneve

  • 6 years ago
TIRANË- Është shtyrë sërish shqyrtimi i nismës së Lëvizjes Socialiste për Intergim për koncensionet në Komisionin e Ekonomisë.

Në fjalën e tij, kreu i komisionit Erion Braçe tha se shkaku i kësaj shtyrjeje është bërë mungesa e njërit prej iniciatorëve, deputetit të LSI-së, Petrit Vasili.

Çështjen e koncesioneve i shqyrtoi dje Komisioni i Veprimtarive Prodhuese. Ne kemi njoftuar edhe iniciatorin e këtij projekligji. Sot kemi marrë një përgjigje nga Vasili, i cili ka thënë që do të jetë në pjesëmarrës në Komision. Por në mungesë të tij do shtyhet shqyrtimi i nismës.

Erion Braçe, kreu i Komisionit të Ekonomisë
LSI ka depozituar një nisëm ligjore në Kuvend në 2016, ku kërkon që çdo koncesion mbi 4 vjet të kalojë në parlament, ndërsa duhet të japë miratimin Ministria e Financave e Ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon në nismën ligjore që koncesionet të mos kalojnë nga qeveria, por nga Kuvendi.

Recommended