Top News - Bilanci i pandemisë/ 10 milionë raste e 500 mijë viktima
  • 4 years ago
Rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar shifrën 10 milionë (10,249,741), sipas të dhënave zyrtare nga webfaqja ?worldometer?.


Numri mbarëbotëror i vdekjeve si pasojë e virusit ka arritur në 504,490, ndërsa numri i të shëruarve në mbi 5,5 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve në këtë vend është mbi 128,437.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në Amerikën Latine, ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në gjithë botën, me 1,3 milionë raste.

Rusia, India, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në botë.

Kina, vendi ku virusi u shfaq për herë të parë, ka regjistruar 83,512 raste deri më tani, përfshirë 4,634 vdekje dhe 78,460 të shëruar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Worldometer#SHBA#TopChannel
Recommended