Wake Up/ Njihuni me trajnuesin shqiptar të papagajve. Për 6 muaj e mëson zogun të flasë

  • 4 years ago
Gjithmonë e më tepër, shqiptarët kanë treguar interes për të pasur në shtëpi kafshë të ndryshme. Vitet e fundit trendi është që të kemi kafshë sa më të trajnuara dhe miqësore. Një prej shpendëve që tërheq gjithmonë vëmendje janë edhe papagajtë, ve?anërisht kur ata janë të trajnuar dhe mësojnë që të rrinë edhe jashtë kafazit apo në rastin më të mirë të thonë edhe ndonjë fjalë.
Klodian Mani, është trajnues i papagajve dhe ai thotë se mësoi sesi të trajnonte zogun që flet pasi pa interesin e shqiptarëve për të pasur në shtëpitë e tyre një papagall që flet. Por siç tregoi Klodi përtej trajnimit ajo që i nevojitet më shumë është durimi për tu marrë përditë me papagajt. "Dy javë më duhen që papagalli të mësojë të qëndrojë në dorë apo në sup dhe 6 muaj që të mësojë të flasë, e kur them të flasë të thotë emrin e tij dhe ndonjë fjalë. Por mbi të gjitha duhet durim"- tha Klodian Mani. I pyetur se ku ka mësuar të trajtojë papagajt ai tha se është autodidakt. "Unë kam mësuar nga Youtube se si trajnohet në papagall. Fillimisht e provova me një prej papagajve që kisha dhe rezultoi një sukses"- tha Klodi.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended