Top News - Supriza për Arbanën/ Përlotet nga i ati në studio

  • 4 years ago
Këtë te shtune rrugëtimit të programit ?Dua të të bëj të lumtur? i erdhi fundi duke ulur siparin e sezonit të katërt dhe duke na lënë takim sezonin e ardhshëm. Në çdo episod të fundit të emisionit, moderatorja Arbana Osmani i bën surpriza stafit të saj duke treguar video me momentet më gazmore të tyre dhe duke i dërguar nëpër udhëtime. Këtë herë stafi i programit pa dijeninë e zonjës së shtëpisë, kishin sjellë në studio babain e Arbanës, zotin Demir Osmani. Zoti Demir është një personazh i njohur dhe është shfaqur disa herë nëpër ekrane të ndryshme, por ishte hera e parë që ishte në të njëjtën studio televizive me vajzën e tij.

Moderatorja u shtang, teksa pa babain e saj të futej në studio dhe jo personazhin që ajo priste. Arbana rrëfeu se ishte hera e parë që ishte në një studio me babain e saj, por gjithashtu tha se kritikuesi i parë kishte qenë vetë ai.

Sinkron: ?Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t?i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më kritikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin.?
Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja.

?Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse jë bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty.?


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DemirOsmani#ArbanaOsmani#TopChannel