Kush vjen per dreke/ I biri e surprizon nga Amerika, perlotet ne studio Dashnor Diko (30.03.2018)

  • 6 years ago
Dashnor Diko është këngëtari i hitit të viteve ?90 ?Si banania? e cila vazhdon edhe sot të risillet me të njëjtin emocion në vente të ndryshme. Edhe pse prej vitesh Diko është shkëputur nga muzika ai vazhdon të mbetet ndër personazhet e dashur për publikun.
Ai ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku foli por të familjen.
?Unë kam dy djem, Bob dhe John. Emrin Bob djalit ia kam vendosur për hirë të këngëtari Bob Marley i cili ka qenë idhulli im qe para viteve 90-të. E kam patur ëndër që para se të krijoja familje se nëse do të kisha një djalë do t?ia vendosja emrin Bob dhe Zoti më bekoi me një djalë. Dhe emrin e djalit të dytë ia kam vendosur për hirë të John Lennon, një prej anëtarëve të grupit ?The Beatles?. Bashkëshorten e kam njeri të mirë dhe nuk më ka dalë kundra edhe për emrat e fëmijëve. Bobi tani është në Amerikë, studion atje, kurse John është këtu?, tha Diko.
Gjatë emisionit Diko është surprizuar nga djali i tij Bob përmes një videomesazhi ku fjalët e të birit duket se emocionuan aq shumë këngëtarin i cili nuk mundi t?i mbaj dot lotët.
?Ti e di që unë nuk jam person i shpreh ato që ndjej dhe mbaj shumë gjëra përbrenda. Por sot dua të të them disa fjalë. Unë pa ty s?do isha asgjë. Ne gjithmonë kemi qenë bashkë dhe kemi folur për gjithçka sepse përveçse je babai im, je edhe shoku im më i mirë. Tani ne jemi larg njëri-tjetrit dhe unë se kisha menduar kurrë që do t?më mungoje kaq shumë. Unë shpresoj shumë të bëhem sa gjysma jote dhe të të bëj krenar. Do doja shumë të të kisha afër dhe të të përqafoja. Faleminderit për gjithçka që më ke dhënë?, tha Bob në mesazhin e tij.