Hipokrati - Gurët në veshka - Si formohen - 27 Qershor 2020

  • 4 years ago
Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave, fshikezes se urines, kanaleve ndermjetese te tyre dhe uretres. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.
Si formohen ato?
Gurët formohen nga kripëra minerale dhe/ose substanca organike të pranishme në urinë në formë të tretur dhe dieta është një element shumë i rëndësishëm. Të dhënat e sotme të shkencës janë në harmoni të plotë me faktin që 75-80% e gurëve në veshka kanë në përbërje të tyre kryesisht oksalatin e më pak fosfatin e kalciumit dhe se oksalatet, kalciumi dhe fosfori në përbërje të ushqimeve kontribuojnë në formimin e gurëve.
Sipas statistikave, 5% e femrave dhe 12% e meshkujve të çdo moshe kanë pasur të paktën një krizë nga gurët në veshka apo rrugët urinare.
Cilat jane shkaqet e formimit te gureve te veshkave?
Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka mund t?i radhisim si më poshtë:
- Trashegimia dhe menyra e jeteses
Një individ me prindër që kanë vuajtur nga gurët në veshka ka 3 herë më shumë mundësi që të vuajë nga gurët në veshka në krahasim me një individ pa trashëgimi.
- Dehidrimi apo tharja e organizmit
90% e të sëmurëve me gurë në veshka tregojnë se pinë me pak se 1 litër ujë në ditë
- Obeziteti
Njerëzit me mbipeshë kanë me shumë tendencë të formojnë gurë në krahasim me ata me peshë normale. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rritjen e mbipeshës, obezitetit, shpeshtësia e gurëve në veshka ka arritur në mbi 18% të popullatës.
- Konsumimi i tepert i mishit
Konsumimi i terpert i mishit dhe karbohidrateve te rafinuara mund te jete nje nga shkaktaret e formimit te gureve ne veshka. Po keshtu ushqyerja me shume kripera dhe ushqyerja pa fibra mund te kontribuoje ne formimin e gureve.
Po cilat jane simptomat e gurëve në veshka?
Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse guri eshte i madh, ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese, si nje thike qe ju pershkon hapesiren e fundbarkut.
Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:
- Gjak ne urine
- Perzjerje dhe te vjella
- Nevoje urgjente per te urinuar
- Urinim te nderprere
Por cfare mund te bejme per te mjekuar guret e veshkave?
Gjatë 15 vjetëve të fundit mjekimi i gurëve në veshka dhe në rrugët urinare ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Medikamentet e reja, si dhe përdorimi i aparatit të thyerjes së gurëve kanë bërë që ditëve të ?përdorimit të thikës? në mjekimin e gurëve në veshka t?u vijë fundi. Gjithsesi, cilidoqoftë përparimi i metodave të heqjes së gurëve, zbulimi i shkaqeve të formimit të gurëve dhe parandalimi i formimit të tyre eshte shume i rendesishem. Gurët nën 7 mm kanë shumë mundësi të dalin nëpërmjet prirjes së një sasie të konsiderueshme të lëngjeve (2,5-3 litra në 24 orë ) si dhe përdorimit të barnave që zgjerojnë kanalet urinare apo ulin aciditetin e urin...

Recommended