Hipokrati - Kontraceptivët - Cili është më i sigurt – 20 Qershor 2020

  • 4 years ago
Metodat kontraceptive ndahen ne dy grupe te medha:
-Metoda kontraceptive natyrale
-Metoda kontraceptive jo natyrale
Metoda me e njohur natyrale eshte ajo e abstinences seksuale ne dite te caktuara, e cila eshte njekohesisht dhe me tradicionalja, pra evitimi i kontakteve seksuale gjate periudhes se ovulacionit ne te cilen mund te ndodhe ngjizja. Ne nje grua qe ka nje cikel normal menstrual prej 28 ditesh, periudha e ovulacionit eshte midis dites se 10 dhe 14. Pra ne kete rast duhet te abstinoni nga maredheniet seksuale 3-4 dite para dhe pas kesaj periudhe, ne menyre qe te shmangni ate periudhe kur mundesia e shtatezanise eshte e madhe. Ne shkallen e Pearl, pra ne shkallen tone per menyren me te sigurt kontraceptive kjo metode ze vendin e fundit.
Nese flasim per metodat kontraceptive jo natyrale duhet fillimisht ti ne dy grupe:
-Metoda jo natyrale te barrieres
-Metoda jo natyrale farmakologjike
Nga metodat me te njohura te barriers eshte prezervativi, apo kondomi.
Ka dy lloje prezervativesh: prezervativet mashkullorë te cilet vendosen ne organin mashkullor dhe prezervativet femerore te cilet vendosen brenda në vagine, te quajtur ndryshe dhe diafragma. Diafragma eshte e perbere nga nje material plastik i cili i vendosur brenda kavitetit te vagines dhe i shoqeruar me material spermicid pra me material qe shkaterron spermen, apo zvogelon levizshmerine e spermatozoideve, ka nje efikasitet prej 95%.
Prezervativet mashkullore jane e vetmja menyre e kontracepsionit qe mund te ofrojne mbrojtje kunder infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe parandalojnë shtatzëninë.Profilaktiket ne shkallen e Pearl jane ne nje vend me siper ne klasifikim sesa metoda e njohur e abstinences seksuale. Por gjithsesisht edhe pse jane te sigurt, carja e tyre gjate kontaktit seksual mund te ndodhe, dhe per kete arsye nuk klasifikohen tek metodat kontraceptive me te sigurta.
Nga menyrat jo natyrale kontraceptive kemi edhe ate qe quhet random spiralja, apo IUD, e cila eshte nje membrane plastike, e vendosur ne kavitetin e mitres. Spiralja e ben ambientin e mitres te papershtatshem per spermen. Por pa dyshim menyra me e duhur kontraceptive jo natyrale eshte pilula, e zhvilluar ne vitet 70, e cila nese merret ne menyren e duhur ka nje efikasitet prej 90%.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel

Recommended