Ora News - Shembet shtëpia ku ka jetuar Nexhmije Hoxha

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Këtë të premte ka nisur shembja e godina ku për më shumë se 25 vite jetoi bashkëshortja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Godina ishte bërë pengesë për projektin e unazës së re, ndërsa prej orëve të para të mëngjesit nisi puna për nxjerrjen e orendive shtëpiake.

Punëtorët e IKMT dhe familjarë nxituan të largojnë sendet personale të gruas së diktatorit, para se fadromat të nisnin shembjen.

Korniza të mëdha me foto të vjetra bardh e zi, ku në qendër të tyre qëndron ish-diktatori hoxha, apo dhe sende të tjera personale janë zhvendosur nga banesa.

Mes sendeve personale janë dhe këta dy thasë me libra të cilët janë marrë nga familjarët e ish-diktatorit dhe bashkëshortes së tij.

Orenditë shtëpiake po ashtu janë zhvendosur para se të ndërhyhet për shembjen

Në këtë banesë Nexhmija jetoi që prej vitit 1994 deri ditën kur vdiq më 26 shkurt të këtij viti në moshën 99-vjeçare.

Kati i dytë i kësaj banese ka qenë streha e saj pas largimit nga ish-Blloku.

Këto ndërtesa më parë kanë qenë godina të ish reparteve ushtarake dhe ish pularisë, dhe banorët një pjesë i kanë privatizuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shembet-shtepia-ku-ka-jetuar-nexhmije-hoxha

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended