Koc me perime në furrë Përbërësit: 2 peshq Koc 3 patate 2 karrota 1 kungull 2 speca ngjyra mix 4 thelpinj hudhër 2 degë majdanoz 1 limon Pak trumzë 100 ml verë të bardhë Pak vaj ulliri Kripë dhe piper të zi Përgatitja: Lajmë pastrojmë peshkun, e marinojmë me kripë dhe vendosim në barkun e tij 1 degë majdanoz, 1 fetë limon dhe 2-3 feta hudhër. Ndërkohë qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në feta, gjithashtu dhe kungujt, ndërsa specat i presim në copa të mëdha. I vendosim të gjitha perimet në një tas të madh dhe i rregullojmë me kripë, piper të zi, trumzë dhe vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në tavë duke shpërndarë dhe disa thelpinj hudhër. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Në fund vendosim në tavë mbi perime peshkun e marinuar dhe e rivendosim në furrë dhe për 20-25 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e shuajmë peshkun me verë.