Peshk me perime në furrë Përbërësit: 2 peshq koc apo levrek 1 qepë të kuqe 4 thelpinj hudhër 2 patate 2 kunguj 2 karrota 2 speca me ngjyrë kripë, piper të zi, pak vaj ulliri 6 domate qershi ( opsionale) 100 ml verë të bardhë 2 degë majdanoz limon dhe pak trumzë Përgatitja: Pastrojmë peshkun I bëjmë 2 prerje në sipërfaqe dhe e marinojmë me kripë, piper . Vendosim në barkun e peshkut 1 degë majdanoz dhe ½ fetë limoni. Presim perimet në feta qepën në fije I bashkojmë në një tas dhe I marinojmë me kripë, piper dhe trumzë. I shtojmë në një tavë ku vendosim dhe peshqit vëmë 2 gjethe dafine I spërkasim me verë të bardhë dhe I vendsim në furrë për 20-25 minuta.