Sallatë me oriz dhe perime Përbërësit: 250 gr oriz Parboiled 200 gr bizele 150 gr misra 100 gr ullinj të zi 200 gr domate qershi 200 gr kunguj të njomë 200 gr karrota Borzilok 2 lugë gjelle uthull Pak vaj ulliri Kripë dhe piper të zi Përgatitja: Vendosim në zjarr dy tenxhere ujë për të valuar. Tek tenxherja e parë shtojmë pak kripë dhe vendosim orizin për të zjerë 14-15 minuta.Pasi të kalojë kjo kohë e kalojmë menjëherë në shpëlarje me ujë të ftohtë. Ndërkohë që zjen orizi presim karrotat dhe kungujt në kubikë të vegjël me kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm dhe I vendosim në tenxheren e dytë fillimisht karrotat dhe pas 2 minutave shtojmë bizele dhe më pas kungujt I lëmë të ziejnë 4 minuta më pas dhe perimet I shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe I kullojmë. Presim domatet në katërsh ose kubikë nëse janë të mëdha , ullinjtë I presim në unaza. Në një tas të madh bashkojmë orizin me perimet e zjera. Shtojmë misrat, ullinjtë, domatet: trazojmë të gjitha sëbashku. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri, uthull, dhe 1 lugë lëng limoni, vazhdojmë përziejmë duke shtuar dhe pak borzilok të copëtuar, e lëmë 10-15 minuta të marinohet dhe e shërbejmë të ftohtë.