Fileto pule me perime dhe kos Përbërësit: 600 gr. fileto pule 1 qepë 2 karrota 4 speca jeshil 3 thelpinj hudhër 1 filxhan çaji kos 1 lugë gjelle miell 1 vezë 2 lugë gjelle lëng limoni kripë, piper i zi dhe pak spec pikant vaj ulliri 1 lugë gjelle gjalp 150 gr djath që shkrin Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në copëza të vogla, pasi të kemi kaurdisur për 2-3 minuta shtojmë karrotat në gjysmë feta. Vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë mishin të prerë në shirita dhe përsëri vendosim kapakun për 5 minuta të tjera e trazojmë duke shtuar kripë, piper të zi dhe nëse e preferoni pak spec pikant. Në fund shtojmë dhe specat në shiritë I përziejmë për 2 minuta. Lyejmë një tepsi me pak gjalp dhe transferojmë përbërësit nga tigani në tepsi.