Wake Up/ Mamaja si foli një javë për rrengun, por Rinor Tusha mori mijëra klikime me videon

  • 4 years ago
Rinor Tusha, vetëm 22 vje?, është bërë shumë i njohur në Youtube me videot e tij gazmore. Ai njihet kryesisht për "prank" video në të cilat ju punon rrengje dhe lojëra të ndryshme të tjerëve. Ato që duket se bien më së shumti pre e lojërave dhe sfidave të tij janë mamaja dhe dy motrat. Këto të fundit janë po ashtu edhe bashkëpunëtore në shumë nga situatat që Rinori planifikon të realizojë. Ai është me origjinë nga Kosova dhe jeton në Kanada së bashku me familjen që prej 8 vitesh. Rinori është diplomuar për arkitekturë vitin e kaluar. Realizimin e videove gazmore ai e ka nisur si një formë argëtimi me motrat, për të kaluar kohën dhe për të shprehur kreativitetin e tij. Por në varësi të klikimeve ky lloj pasioni është edhe fitimprurës për Rinorin, duke e bërë që t'i dedikohet akoma më shumë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel