Top News - Proçesi ndaj Tahirit/ Gjykata shtyn sërish vendimin

  • 4 years ago
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 26 qershor ne oren 13, vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Gjykata ka kërkuar kohë për dhënin e vendimit e ndersa Ish-ministri pas perfundimit te séances te sotme nuk ka dhene asnje deklarate per mediat qe e prisnin jashte ambjenteve te gjykates te apelit.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale ?trafikim i narkotikëve? në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?kryerja e veprave penale nga organizata kriminale?, ?grup i strukturuar kriminal?.

Si Tahiri ashtu edhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirTahiri#GjykataApelit#TopChannel

Recommended